Armani ka një CEO të ri, kush do ta zëvendësojë Giorgio
Giuseppe Marscocci është shefi i ri ekzekutiv i shtëpisë së modës Armani, i emëruar nga stilisti i ndjerë që ndërroi jetë në shtator. Ai do ta marrë menjëherë rolin e ri.
Marsocci punon në kompani prej 23 vitesh dhe për gjashtë vitet e fundit ka qenë shefi global i shitjeve.
Giorgio Armani kishte kontroll të plotë mbi perandorinë e ngritur 50 vite më parë, por tani po ngrihet një strukturë e re për fazën e radhës.
61-vjeçari do të mbikëqyrë shitjen e planifikuar të 15% të aksioneve që kanë prioritet t’u jepen LVMH, L’Oreal OREP.PA, EssilorLuxottica ESLX.PA ose një grupi tjetër “të barabartë” siç thuhet në testamentin e Armani.
“Përvoja e tij profesionale ndërkombëtare, njohja e thellë e sektorit dhe kompanisë, fshehtësia, besnikëria, shpirti i skuadrës bashkë me afrimitetin me Armani në vitet e fundit, e bëjnë Giuseppe zgjedhjen më të natyrshme për të siguruar vazhdimësinë në rrugën e skicuar nga themeluesi”, tha partneri i Armani dhe shefi i dizenjove të veshjeve për meshkuj, Pantaleo Dell’Orco.
Së fundmi, Dell’Orco është caktuar për të drejtuar Giorgio Armani Foundation që kontrollon 30% të të drejtave të votimit në perandorinë e biznesit. Vetë ai kontrollon rreth 40% të të drejtave të votimit të grupit.
Vendosja e Marsocci në krye ishte propozuar njëzëri nga Giorgio Armani Foundation. Mbesa e Armani, Silvana, e cila është në krye të veshjeve për femrat, do të marrë rolin e zëvendëspresidentes.