Armela reagon pas komenteve të Brikenës për çarçafët dhe rrobat: “Po shtiret për kamerat”

Showbiz

Pas diskutimeve në Prime të së martës ku Brikena përmendi Armelën për çështjen e çarçafëve dhe rrobave, ish-banorja e “Big Brother VIP 5” ka reaguar fuqishëm përmes “Instastory”.

Armela mohon që ka marrë rroba nga Brikena dhe shpjegon se valixhet e saj kishin mbërritur që natën e parë.

Ajo shton se ka bërë dush çdo natë, edhe me ujë të ftohtë, dhe kritikon Brikenën se bën dush vetëm në mëngjes për të tërhequr vëmendjen e kamerave.

“E para, valixhet më kanë ardhur po atë natë. E dyta, unë jam larë çdo natë, edhe me ujë të ftohtë disa herë. E treta, ti nuk ke pasur rroba për mua, unë kam pasur për ty dhe kurrë nuk i mora mbrapsht. E fundit, si mund t’i kem lyer këmbët me make up kur nuk kam nevojë?” shkruan Armela.

Ky reagim vjen pas një debati ku Brikena përmendi momentet e saj me ish-banorët dhe kujtimet nga Prime-t e mëparshme, duke krijuar tension mes dy vajzave në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

ME TE LEXUARAT