“Më tha hajde se ka ndodhur shpërthim”, berberhanja i’u shkatërrua, pronari: Nuk kam…

Aktualitet

“Më tha hajde se ka ndodhur shpërthim”, berberhanja

Një berberhane mbeti e dëmtuar nga shpërthimi i bombolës së gazit në një byrektore në Lezhë.

Pronari i biznesit ka deklaruar se ka dëme të konsiderueshme, teksa i janë dëmtuar të gjitha pajisjet.

“Unë kam berberhane, por mirëpo nuk e di, që të shtunën që e kemi mbyllur se dje ishte festa nuk e kemi hapur dyqanin. Mbrëmë në 11 më ka telefonuar një klient që banon këtu lart dhe më tha ka ndodhur një shpërthim këtu afër punës tënde.

Jam nisur kam ardhur direkt këtu. As nuk kam parë gjë, as kam dëgjuar gjë. Dëm është, muri është shembur dhe pajisjet janë dëmtuar. Dëmi është rreth 2000 euro. Nuk është bërë vlerësimi i dëmit”, tha pronari i biznesit të dëmtuar nga shpërthimi.

ME TE LEXUARAT