Kush ishte Majid Khademi, zyrtari i lartë iranian që u vra sot nga një sulm amerikano-izraelit?

Majid Khademi, shefi i inteligjencës së Gardës Revolucionare të Iranit, u vra gjatë sulmeve izraelite, bashkë me një oficer tjetër të lartë të Gardës.
Khademi ishte një nga komandantët më të lartë të IRGC-së dhe kishte shërbyer për dekada në inteligjencë dhe kundërzbulim.
Izraeli njoftoi gjithashtu vrasjen e Yazdan Mir, i njohur si Sardar Bagheri, kreu i Njësisë sekrete 840 të Forcës Quds. Sipas ushtrisë izraelite, ata ishin pjesë e të paktën 25 personave që u vranë në sulmet e natës.
Korpusi i Gardës Revolucionare konfirmoi vdekjen e Khademit, duke e cilësuar atë si viktimë të një “sulmi terrorist kriminal nga armiku amerikan-izraelit”.
Khademi kishte zëvendësuar paraardhësin e tij në vitin 2025 dhe kishte mbajtur pozicione të larta në organet e sigurisë iraniane, duke luajtur rol kyç në mbikëqyrjen e brendshme dhe kundër ndikimeve të huaja.


