Rritet çmimi i frutave dhe perimeve: Domatet arrijnë 400 lekë/kg

Aktualitet

Rritet çmimi i frutave dhe perimeve: Domatet arrijnë 400

Këtë të hënë, domatet, kastravecat dhe disa zarzavate të tjera janë shtrenjtuar me rreth 20% në tregjet me pakicë në kryeqytet. Domatet nga Greqia kanë arritur deri në 400 lekë/kg.

Tregtarët shpjegojnë se rritja vjen kryesisht nga importi, ndërsa qytetarët po blejnë më pak për shkak të çmimeve të larta.

Ekspertët e bujqësisë e konsiderojnë pjesërisht këtë rritje si abuzive, duke theksuar se shumica e produkteve importohen dhe nuk ka arsye të drejtë për rritje drastike.

Nga ana tjetër, çmimet e produkteve vendase janë më të justifikuara për shkak të kostove të larta të prodhimit.

Ekspertët kërkojnë më shumë transparencë dhe kontroll në zinxhirin e furnizimit për të shmangur abuzimet.

ME TE LEXUARAT