Gjermania nis ndërtimin e anijes më të madhe luftarake në botë, F126 “Niedersachsen”

Bota

Gjermania nis ndërtimin e anijes më të madhe luftarake në

Gjermania po ndërton një nga fregatat më të mëdha dhe më moderne në botë, me anijen e parë të klasit F126, “Niedersachsen”, që është tashmë në proces ndërtimi. Megjithatë, projekti po përballet me vonesa serioze, që mund të shkojnë deri në katër vite.

Fregata F126 dallon nga anijet klasike luftarake për konceptin e saj fleksibël shumëfunksional. Ajo është projektuar si një platformë modulare, e cila mund të përshtatet për misione të ndryshme, nga gjuetia e nëndetëseve deri te operacionet me dronë apo mbështetja e forcave speciale.

Me një peshë rreth 10 mijë ton, ajo renditet ndër më të mëdhatë në botë dhe është e aftë të qëndrojë në mision deri në dy vite, falë sistemit të ndërrimit të ekuipazhit.

Fokusi i saj është më shumë te mbikëqyrja, prania afatgjatë dhe komandimi i operacioneve, sesa te luftimet e drejtpërdrejta me intensitet të lartë.

Vonesat në projekt lidhen kryesisht me probleme teknike dhe organizative, veçanërisht në sistemet IT dhe koordinimin mes kompanive.

Fillimisht kontrata iu dha kompanisë Damen Shipyards Group, por ajo u hoq nga menaxhimi në vitin 2025. Tashmë projekti po drejtohet nga NVL Group, me mbështetje të mundshme nga Rheinmetall për përshpejtimin e ndërtimit.

 

ME TE LEXUARAT