Surprizë për Brikenën gjatë dasmës, tezja e saj surprizon çiftin

Showbiz

Surprizë për Brikenën gjatë dasmës, tezja e saj

Gjatë natës së sotme, atmosfera në shtëpinë e Big Brother VIP u ndez edhe një herë, kur Brikena u surprizua papritur nga një vizitor i veçantë.

Ndërsa po kërcente me Mateon, pas kurorëzimit të dashurisë së tyre me unaza, në shtëpi hyri tezja e saj.

Vizita e tezës u prit me entuziazëm nga banorët dhe nga vetë Brikena, e cila nuk e priste këtë surprizë.

Tezja u përshëndet me të gjithë dhe më pas u përfshi në festimet e natës, duke marrë pjesë në këngë dhe valle së bashku me çiftin dhe pjesëtarët e tjerë të shtëpisë.

Momenti i vizitës u shndërrua në një nga më të veçantët e episodit, duke sjellë emocione të forta për Brikenën dhe Mateo-n, të cilët dukeshin të lumtur dhe të emocionuar nga pranimi i mbështetjes së familjarëve të tyre brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Festimi vijoi me atmosferë muzikore dhe kërcime, ndërsa banorët e tjerë u bashkuan me çiftin për të përjetuar këtë moment të veçantë, duke e bërë natën një nga më memorabël që nga nisja e edicionit.

ME TE LEXUARAT