Hyrja e Ilir Shaqirit në Ferma VIP, konkurrent apo me mision? Zbulohet e vërteta

Showbiz

Hyrja e Ilir Shaqirit në Ferma VIP, konkurrent apo me mision? Zbulohet e

Hyrja e Ilir Shaqirit në Ferma VIP 3 ka ngjallur diskutime dhe dyshime mes fermerëve gjatë fundjavës. Disa prej tyre mendonin se Iliri nuk mund të konsiderohej konkurrent i vërtetë, duke u mbështetur te fakti që balerini nuk kishte valixhe me vete gjatë hyrjes, gjë që i bëri të dyshojnë për seriozitetin e tij në lojë.

Gjatë debatit, situata u tensionua mes Akilit dhe Sarës. “Të urrej si personazh, sikur më ha bukën,” tha Akili, ndërsa Sara e sfidoi: “Ke problem kontrollin!”

Megjithatë, pjesa tjetër e banorëve theksoi se Ilir është konkurrent si gjithë të tjerët dhe nuk ka asnjë përparësi të fshehur.

Pas sqarimit të situatës, Moza komentoi: “Ndryshon harta, ta shohim në vijim,” duke nënkuptuar se loja tani merr tjetër rrjedhë.

Ndërsa vetë Iliri tregoi versionin e tij: “Sara kishte dyshimet e para sepse nuk mora valixhe, vetëm një qese. U përpoqa të tregoja që isha si gjithë të tjerët. Disa e kuptuan, disa jo.”

Fermerët e tjerë e mirëpritën Ilirin në garë dhe i uruan sukses, duke treguar se nuk kanë frikë nga konkurrenca e tij dhe se do të përballojnë sfidat në lojë si çdo pjesëmarrës tjetër.

ME TE LEXUARAT