Gazetari Elton Qyno kritikon SPAK: “Hetimet kanë mangësi, shumë çështje vonohen në gjykatë”

Gazetari Elton Qyno ka hedhur dritë mbi problematikat e hetimeve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), duke deklaruar se shumë prej tyre përballen me mungesë provash, dëshmitarësh dhe probleme në aktet e ekspertimit financiar.
I ftuar në emisionin “Top Story”, Qyno solli shembuj konkretë, duke përmendur dosjet e Veliajt, Metës dhe tenderin Kardhiq-Delvinë.
Ai theksoi se puna e SPAK ka ngadalësuar, pasi shumë gjyqe shtyhen për shkak të këtyre mangësive.
“Klodian Braho ka 3 muaj në krye të SPAK. Duhet ndalur më tepër mbi mënyrën se si do të funksionojnë këto dosje dhe si do të jetë rezultati në gjykatë. Shumë dosje kanë shkuar në fazën e gjykimit dhe fillon përballja e palëve.
Deri tani kanë qenë vetëm deklaratat e Prokurorisë, por në gjykatë është edhe pala tjetër”, u shpreh Qyno.
Gazetari shtoi se disa akte të ekspertimit financiar nuk pranohet nga gjykata, duke detyruar shpesh për caktimin e ekspertëve të rinj, dhe se ka pasur raste ku ekspertë të caktuar kishin probleme të mëparshme që çuan në vendime të diskutueshme.
Ai përmendi gjithashtu se shumë çështje janë vonuar për shkak të volumit të madh të materialeve hetimore: “SPAK të çon në gjyq dhe jep shumë pak material, ndërsa kur paraqitet në gjykatë paraqet rreth 100 fashikuj.


