Bes Kallaku drejt altarit?!/Detajet që po nxisin zërat për dasmë me partneren e tij!

Bes Kallaku duket se ka rigjetur dashurinë pas divorcit nga Xhensila Myrtezaj dhe tashmë raportimet flasin për një lidhje serioze që mund të përfundojë në martesë. Aktori i humorit ka ndarë së fundmi në rrjetet sociale momente romantike dhe dedikime për partneren e tij të re, duke konfirmuar publikisht romancën pas muajsh aludimesh në mediat rozë.
Sipas burimeve pranë çiftit, partnerja e re e Besit quhet Ejona dhe dyshohet se ata tashmë jetojnë bashkë, ndërsa kanë nisur edhe planet për një ceremoni martesore private, larg vëmendjes së mediave. Marrëdhënia e re e aktorit vjen pas ndarjes shumë të komentuar nga këngëtarja Xhensila Myrtezaj, me të cilën ka dy fëmijë.
Partnerja e re e aktorit nuk është pjesë e botës së showbiz-it dhe preferon të qëndrojë larg ekspozimit publik.


