E ëma zbuloi se vuan nga sëmundja e rëndë, postimi prekës i Beatrix Ramosaj: Do t’ia dalësh mami! Forca jote është më e madhe...

Showbiz

E ëma zbuloi se vuan nga sëmundja e rëndë, postimi

Antigona Ramosaj, nëna e këngëtarëve Beatrix dhe Alban Ramosaj, ka ndarë publikisht betejën shëndetësore me të cilën po përballet: lufta me kancerin. Në një reagim në rrjete sociale, ajo ka bërë të ditur se ka përfunduar seancën e saj të parë të kimioterapisë.

Në mesazhin e saj, Antigona shprehet se ndonëse ndihet e lodhur fizikisht, zemra e saj është e mbushur me falënderim dhe dashuri për të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë gjatë kësaj periudhe të vështirë.

“Po kaloj një nga betejat më të vështira të jetës sime”, shkruan ajo, duke falënderuar familjarët, miqtë dhe ndjekësit për mesazhet mbështetëse, lutjet dhe fjalët inkurajuese që i kanë dhënë forcë.

E ëma zbuloi se vuan nga sëmundja e rëndë, postimi

E ëma zbuloi se vuan nga sëmundja e rëndë, postimi

Ajo thekson se vendimi për ta bërë publike këtë përvojë nuk ka qenë i lehtë, por është nxitur nga dëshira për të ndërgjegjësuar vajzat dhe gratë që të mos neglizhojnë kontrollet mjekësore, edhe kur simptomat duken të vogla apo të parëndësishme.

Reagimi i Antigonës u shoqërua menjëherë me fjalë tejet prekëse nga vajza e saj, Beatrix Ramosaj. Këngëtarja e përshkroi nënën si forcën dhe heroinën e jetës së saj, duke vlerësuar qëndrueshmërinë dhe fuqinë shpirtërore që ajo tregon edhe në momentet më të vështira.

“Edhe kur dhimbja mundohet ta rrëzojë, ajo zgjedh të buzëqeshë. Forca e saj është më e madhe se çdo stuhi”, shkroi mes të tjerash këngëtarja.

Mesazhi i plotë i Antigona Ramosajt:

Miqtë e mi, këto ditë po kaloj një nga betejat më të vështira të jetës sime, luftën me kancerin. Sot sapo kam përfunduar kimioterapinë e parë dhe ndihem shumë e lodhur, por zemra ime është plot. Doja t’ju them sa shumë ju dua dhe sa mirënjohëse jam për secilin prej jush. Për fjalët e bukura, lutjet, mesazhet dhe dashurinë që ma keni dhënë çdo ditë.

E ëma zbuloi se vuan nga sëmundja e rëndë, postimi

E vetmja arsye pse po shkruaj publikisht është për të inkurajuar vajzat dhe gratë që të mos i lënë pas dore kontrollet mjekësore, as për shqetësimet më të vogla. Me shumë dashuri, dhe e mbushur me forcë për të luftuar.

Mesazhi i Beatrix Ramosaj:

Mami im, forca ime, jeta ime. Edhe kur dhimbja mundohet ta rrëzojë, ajo zgjedh të buzëqeshë. Edhe kur trupi i saj lodhet, shpirti i saj mbetet i pathyeshëm.

Ti je heroina ime @antigoneramosaj. Mëson të gjithëve se çfarë do të thotë të duash pa kushte dhe të luftosh pa u dorëzuar. Jam pafundësisht mirënjohëse që kam fatin ta quaj nënën time, edhe pse zemra më copëtohet duke e parë të ecë nëpër këtë stuhi.

Ti do t’ia dalësh, mami. Sepse forca jote është më e madhe se çdo stuhi.

 

 

ME TE LEXUARAT