“E gjeta veten në krevat me dikë që nuk e njihja”/ Habit menaxheri i VIP-ave: Një vajzë shqiptare më kapi...
Për herë të parë, gratë e reja po konsumojnë më shumë alkool se burrat. Në këtë përfundim ka dalë një studim i bërë nga “American Medical Association” në SHBA.
Sipas të dhënave, thuhet se gratë e moshës 18-25 vjeç po tejkalojnë burrat në konsumimin e pijeve alkoolike në periudhën 2021-2023.
Studimet tregojnë gjithashtu se gratë janë më të prirura të pinë për t’u përballur me stresin, një sjellje që lidhet me rrezikun më të lartë për çrregullime të përdorimit të alkoolit.
Si paraqitet situata në vendin tonë? A po e ndjekin gratë shqiptare këtë trend të rritjes së konsumimit të alkoolit?
Këtyre përgjigjeve u kanë kthyer përgjigje të ftuarit në studion e emisionit “Ftesë në 5” të cilët u shprehën se edhe në Shqipëri ka nisur ky trend:
“Kanë humbur komplekset dhe paragjykimet. Ndryshimi i kohës që femra nuk është më e paragjykuar siç ka qenë dikur. Janë më të lirshme. Edhe një autonomi ekonomike”.
Më pas moderatorja e emisionit u dha disa situata të ftuarve, të cilët duhej tv përgjigjeshin me ‘po’ ose ‘jo’.
“Jam dehur aq keq një herë sa nuk mbaj mend asnjë gjë, vetëm kur e pashë veten në krevat në mëngjes”, ishte situata e parë, ku menaxheri i VIP-ave, Xhani Demnika, u përgjigj me “po” dhe tregoi një histori personale.
“Më ka ndodhur një rast kur jam dehur. Kam qenë jashtë, isha për qejfin tim komplet. Ekstremja është se nuk e mbaj mend. Një vajzë shqiptare që ishte aty, më ka marrë për dore, kemi qenë në makinë, nga aty në shtëpi, jemi zgjuar. E gjithë kjo ka qenë me video ngaqë kam qenë i dehur. Mbaj mend imazhe, por vend e rrugë jo. Kur u zgjova, u zgjova me një njeri që nuk e njihja. I thashë ‘po ne çne bashkë?’. Tha ‘njihemi prej kohësh’. Unë as që e njihja fare. Mbajtëm komunikim dhe sot e kësaj dite jemi miq”, tregoi menaxheri i VIP-ave.