E vërteta e prezantimit të 'Kënga Magjike' nga Luizi dhe Kiara
Një video e postuar në rrjetet sociale, ku Kiara Tito dhe Luiz Ejlli shfaqen në shoqërinë e Ardit Gjebreas dhe familjes së tij, ndezi menjëherë spekulime mbi prezantimin e ardhshëm të festivalit “Kënga Magjike”.
Në video, Luizi bën një koment me ironi: “E zëvendëson goca e tij Arditin. Ju mendoni se me mua? Harrrojeni! Me Kiara Titon.”
Ky shaka u interpretuar si një paralajmërim për një bashkëprezantim të mundshëm të Kiara Titos dhe Luizit, përkrah Ardit Gjebreas dhe vajzës së tij, Anna, e cila tashmë është konfirmuar për skenën e festivalit.
Por Luizi e ka sqaruar se ishte thjesht një batutë dhe nuk ka plane për të qenë ai apo Kiara pjesë e prezantimit të “Kënga Magjike”.
Megjithatë, spekulimet dhe dëshirat e publikut për një bashkëpunim televiziv mes tyre nuk kanë munguar.
Për momentin, gjithçka mbetet një shaka që ndezi imagjinatën e fansave për disa orë.