Familja e Chuck Norris kundër lajmeve të rreme: Mos i besoni videot e manipuluara me IA

Familja e aktorit Chuck Norris ka reaguar pas përhapjes së informacioneve të rreme dhe videove të manipuluara me inteligjencë artificiale që qarkullojnë në rrjet.
Ata kërkojnë që publiku të mos besojë lajmet e pavërteta rreth vdekjes së aktorit dhe shëndetit të tij.
Sipas familjes, disa video dhe postime të krijuara me IA kanë shtrembëruar realitetin dhe kanë krijuar konfuzion te fansat, duke përhapur versionet e pabazuara për rrethanat e ndarjes së tij nga jeta dhe jetën personale.
Chuck Norris ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare, lajmi i të cilit është konfirmuar nga vetë familja.
Ata kërkojnë që çdo informacion i publikuar të vijë vetëm nga burime zyrtare dhe falënderojnë publikun për respektin dhe mendimet e mira në këtë moment të vështirë.


