Fotoja që pushtoi rrjetin/ Gruaja e arrestuar për vjedhje si ‘dy pika uji’ me Jennifer Lopez

Fotografia pas arrestimit e një gruaje nga Minesota është bërë virale në internet, pasi përdoruesit e rrjeteve sociale vunë re ngjashmërinë e saj të habitshme me këngëtaren Jennifer Lopez.
Cyrena Anne Quast, 35 vjeçe, u arrestua më 30 gusht në Monticello, Minesota, pasi u akuzua për vjedhjen e dy baterive me vlerë rreth 580 dollarë.
Autoritetet pretendojnë se një punonjës i dyqanit e njohu Quast-in nga një rast i mëparshëm i dyshuar vjedhjeje dhe njoftoi policinë.
J Lo arrested for shoplifting in Minnesota!
— Tony (@TonyL_01) September 17, 2026
I am joking. ????????
Cyrena Anne Quast's mugshot goes viral for striking resemblance to Jennifer Lopez.
Cyrena Anne Quast, 35, a shoplifter was arrested on Aug. 30 after she was accused of stealing two double packs of power tool… pic.twitter.com/3fjPSorY6s
Fjalët u përhapën me shpejtësi, ndërsa fotoja qarkullonte në platformat e rrjeteve sociale, duke e kthyer rastin e vjedhjes në dyqan në Minesota në një fenomen viral në internet. Raportohet se Quast u lirua një ditë pas arrestimit, sipas “Daily Mail”.
Të dhënat tregojnë se Quast ishte një shkelëse ligji e rregullt. Ajo ishte prangosur më herët për posedim droge, drejtim mjeti në gjendje të dehur, arratisje nga policia dhe dhënie të identitetit të rremë. Kishte gjithashtu edhe shumë shkelje sa i përket rregullave të qarkullimit rrugor.


