Ibrahim Tatlises shpërthen ndaj të birit nga spitali: Nuk e dua dhe nuk e fal

Showbiz

Ibrahim Tatlises shpërthen ndaj të birit nga spitali: Nuk e dua dhe

Këngëtari i njohur turk, Ibrahim Tatlises, ka bërë deklarata të forta ndaj djalit të tij, Ahmet Tatlises, nga shtrati i spitalit ku po trajtohet para një ndërhyrjeje në fshikëzën e tëmthit.Përmes një mesazhi zanor të dërguar në emisionin e Ece Erken, artisti ka ngritur akuza dhe ka shprehur hapur zemërimin e tij.

“Nuk e dua, nuk do ta dua dhe nuk do ta fal. Nuk do t’i fal as të drejtat e mia”, është shprehur Tatlises, duke e akuzuar të birin se shfaqet pranë tij vetëm kur ka kamera dhe vëmendje mediatike. Ai ka pretenduar gjithashtu se Ahmet po tenton të marrë kujdestarinë e tij.

Sipas medieve turke, në deklaratat e tij, këngëtari ka folur edhe për çështje financiare, duke thënë se i kishte dhënë të birit disa biznese në të kaluarën, por sipas tij ato kanë dështuar, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

Po ashtu, ai ka përmendur edhe mosmarrjen e disa përfitimeve nga shitjet e pronave, duke theksuar thellimin e konfliktit familjar.

Në fund, Tatlises ka dhënë edhe një përditësim për gjendjen e tij shëndetësore, duke treguar se ndodhet në spital për shkak të problemeve me fshikëzën e tëmthit dhe se pritet t’i nënshtrohet operacionit.

Ai ka siguruar se është në gjendje të mirë dhe ka kërkuar që lajmi t’u përcillet të afërmve të tij./Periskopi/

ME TE LEXUARAT