Ish-banori i “Big Brother VIP 5” shprehu pëlqim për të, Nikol i kthen përgjigje: Kam zgjedhur...

Ish-banorja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP”, Nikol Projko, ka qenë e ftuar në emisionin “Sh’s On Air” në Top Albania Radio, ku ka folur për jetën e saj pas mbarimit të reality show-t.
“E gjej vetën në një fazë reflektimi më shumë, po shkon mirë. Jam ok me veten. Po reflketoj për eksperiencën time aty brenda, për një muaj që ishte me plot emocione dhe mendime të ndryshme, me ato sfidat e veta qoftë me veten apo me njerëzit që më rrethonin”, tha Nikol teksa po fliste se si është tani që është jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
E pyetur se më kë prej ish-banorëve ka ruajtur kontakt, ajo u shpreh me personat që ka qëndruar aty brenda, që ka kaluar momente të bukura dhe ka bërë biseda shumë të mira.
“Me Egin, Stenaldo, Malin, Selin, Gretën, Shëndritin”, tha Nikol.
Ndërsa deklaratës së ish-banorit të BBV 5, Ardit Murataj, që ka shprehur pëlqim për të, ish-banorja u përgjigj:
“Ne kemi qenë dhe në dy emisione të tjera bashkë dhe është cekur. Unë kam thënë që vlerësoj shoqërinë që kemi krijuar aty brenda, por nuk është tipi im. Nuk e them fare në mënyrë të keqe. Tipi im, nuk është se unë kam një tip por vlerësoj njeriun në fund të ditës. Arditin e kam vlerësuar shumë si shok dhe kam zgjedhur ta mbaj të tillë”.


