“Je i treti...”/ Greta ia thotë troç Gimbos: Selin nuk do të ketë asgjë me ty…

Greta dhe Gimbo duket se janë mërzitur nga deklarata që Selin i ka bërë Mirit për ata të dy, duke thënë se nuk i interesonte nëse dilnin nga shtëpia e “Big Brother VIP 5”.
Ditën e sotme, dy banorët kanë komentuar raportin mes Selin dhe Mirit. Gjithashtu Greta ka dhënë opinionin e saj se si mund të vijojë raporti i Gimbos me banoren.
Sipas saj, mes tyre nuk do të ketë kurrë një histori brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëro, pasi do prishte marrëdhënien e Selin me Mirin.
Pjesë nga biseda:
Greta: Ajo rri me ty, ka një kimi të mirë, ama thjesht nuk do ketë kurrë asnjë gjë me ty mendoj unë këtu brenda, thjesht do ta mbaj kështu si një shoqëri që dhe do flitet dhe i konvenon, po dhe të ka xhan…
Gimbo: Ashtu e?
Greta: Ta them troç, se e kam këtë mendim, dhe sipas meje nuk do ketë kurrë histori me ty ta them troç fare. Se do i prishet dhe marrëdhënia e saj me Mirin, do ikin fansat që kanë të përbashkët, do i prishet një lloj loje, strategji që ka krijuar deri tani dhe nuk mund të luaj me dy porta. Normalisht je i treti i bie, kjo dihet, do s’do ti.


