Macaulay Culkin surprizon në pasarelën e Parisit me thonj të kuq e të gjelbër dhe bluzën me krimb

Parisi vazhdon të mirëpresë yje dhe VIP-a gjatë Javës së Modës franceze. Në mesin e tyre ishte edhe aktori i filmit “Vetëm në Shtëpi!”, Macaulay Culkin, i cili bëri një shfaqje të rrallë në pasarelën e Dior për Vjeshtë 2026.
I ulur midis modeles Emily Ratajkowski dhe yllit të K-Pop Hyunjin nga Stray Kids, aktori 45-vjeçar u shfaq në rreshtin e parë me një stil casual: xhinse, këmishë blu me jakë dhe një pulovër me ilustrimin e një krimbi, i frymëzuar nga libri klasik për fëmijë “The Very Hungry Caterpillar”.
Të gjithë u habitën edhe nga pamja e tij, me thonj të kuq e të gjelbër, të treguar me krenari përpara fotografëve. Dalja e Culkin është një surprizë, duke marrë parasysh se ai nuk është ndonjëherë angazhuar me modën.
Ai kishte marrë pjesë më parë në pasarelën e Tommy Hilfiger në New York në 2001 dhe në shfaqjen Love Parade të Gucci në Los Angeles në nëntor 2021./Lajmi i Fundit


