Misteri i Ilda Bejlerit! Kush është babai oligark i vajzës së saj, biznesmeni i njohur në botën e “errët”
Moderatorja e njohur Ilda Bejleri, e cila para tre vitesh u bë nënë për herë të parë, kishte arritur ta mbante larg vëmendjes së publikut dhe mediave jetën e saj personale. Lajmi për lindjen e vajzës së saj, Siena, befasoi ndjekësit, pasi asnjë detaj nuk ishte bërë publik rreth shtatzënisë apo partnerit të saj.
Sot, vogëlushja Siena është 3 vjeç. Babai i është biznesmeni shkodran Ardit Kraja, një emër i njohur jo vetëm në botën e biznesit, por edhe në media për shkak të përfshirjes së tij në aktivitete të dyshuara të lojërave të fatit.
Ardit Kraja është arrestuar rreth një vit më parë nga autoritetet e Kosovës, pasi dyshohej për organizimin e lojërave të fatit të paligjshme. Kraja akuzohet për veprën penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”. Ai njihej si një nga figurat më të fuqishme në industrinë e basteve sportive në Shqipëri përmes kompanisë së tij “Fair Play Bast”, në kohën kur ky aktivitet ishte ende i ligjshëm.
Sipas raportimeve të mediave në vend, Kraja ka pasur përplasje edhe me të shumëkërkuarin Ervis Martinaj, dikur një tjetër figurë e fuqishme në të njëjtën industri. Pas zhdukjes së Martinajt, Ardit Kraja përmendet si një nga emrat më të fortë në kontrollin e lojërave të fatit në formë të paligjshme, duke u cilësuar nga disa burime si “mbreti” i këtij aktiviteti në tregun ilegal.
Pavarësisht lidhjeve të diskutueshme të partnerit të saj, vetë Ilda Bejleri ka preferuar gjithmonë të ruajë privatësinë dhe të fokusohet në karrierën e saj televizive.
Mediat thonë gjithashtu se Kraja ka patur në divorc jo të lehtë me ish-bashkëshorten me të cilën ka edhe 3 fëmijë. Divorc që ndodhi pas “epokës se Ildës”