Ndanë 20 vite bashkë, letra e Al Pacino për vdekjen e Diane Keaton: Më solli lumturi

Showbiz

Ndanë 20 vite bashkë, letra e Al Pacino për vdekjen e Diane

Al Pacino ka shkruar një dedikim plot emocione për ish-partneren e tij, Diane Keaton, e cila u nda nga jeta për shkak të pneumonisë.

85-vjeçari tha se është i shkatërruar nga vdekja e saj dhe tregon sesi ajo ia kishte ndryshuar jetën. Pacino dhe Keaton luajtën bashkë në trilogjinë “The Godfather” dhe ishin bashkë për 20 vjet.

“Kur e mora vesh lajmin, u trondita”, shkroi ai për Deadline duke theksuar se “u trishtua thellë” nga vdekja e saj. “Diane ishte partnerja, shoqja ime, dikush që më solli lumturi dhe që ndikoi në drejtimin e jetës sime.

Edhe pse kanë kaluar 30 vite qëkur ishim bashkë, kujtimet mbeten të gjalla dhe me largimin e saj, janë rikthyer me një forcë që është e dhimbshme dhe e fuqishme.”

Aktori vlerësoi “energjinë e saj të pagabueshme” dhe sesi ajo hapte dyert për të tjerët e frymëzonte.

“Njerëzve do t’u mungojë, por më shumë se kaq, do ta kujtojnë. Ajo la një shenjë që s’mund të zbehet. Ishte e pandalshme, e paepur dhe mbi të gjitha, thellësisht njerëzore. Unë do ta kujtoj gjithmonë. Ajo mund të fluturonte dhe në zemrën time, do të fluturojë gjithnjë”, përmbyll letra.

ME TE LEXUARAT