“Nuk do të fitojë asnjë sfidë…”/ Selin prish sfidën e Big Brother VIP

Showbiz

“Nuk do të fitojë asnjë sfidë…”/ Selin

Në një sfidë të organizuar nga Vëllai i Madh, banorët e Big Brother VIP Albania u vunë përballë një prove durimi dhe bashkëpunimi, ku çifti që do të qëndronte më gjatë me të njëjtën bluzë do të fitonte një çmim surprizë.

Gjatë pesë orëve, banorët duhet të gatuanin së bashku dhe të kujdeseshin për pamjen e njëri-tjetrit, duke testuar koordinimin dhe bashkëpunimin e tyre.

Megjithatë, surpriza nuk vonoi. Selin vendosi të prishë rregullin e sfidës, duke hequr bluzën e përbashkët dhe prezantuar orën vetëm, duke lënë banorët e tjerë të habitur.

Ajo shpjegoi veprimin e saj duke thënë se nuk do të lejonte që Rogerti të fitonte ndonjë sfidë përballë saj.

Ky moment ka shkaktuar tension dhe diskutime mes banorëve, duke risjellë rivalitetin dhe strategjitë e tyre brenda shtëpisë.

ME TE LEXUARAT