Rrëfimi i papritur Wanda Narës: Do kenë thënë “po kjo idiotja”, ja si e bëra Icardin kapiten te Interi

Showbiz

Rrëfimi i papritur Wanda Narës: Do kenë thënë “po

“U përfshiva në diçka që nuk duhej të përfshihesha, në negociata me burra në futboll. Të vendosnin në një pozicion ku fillimisht të nënvlerësonin. M’u desh të merrja timonin e një barke e cila në ato momente nuk po shkonte askund.

Ish-burri im po ndërronte menaxher, po i mbaronte kontrata dhe duhej të rinovonte me klubin. Më kujtohet që mora telefonin dhe u thashë: “Tani do negocioni me mua”. Duhet të kenë thënë “po kjo idiotja, po si ia mban të telefonojë? Mirë, mirë se e rregullojmë”. Dukej sikur të mbanin gjithmonë në distancë. Por nuk kishte mënyrë për ta shmangur, gjëja më e mirë ishte të arrihej një akord.

Më kujtohet që sigurova një kontratë tre herë më të lartë se ajo për të cilën po punonte menaxheri dhe me të cilin nuk e arrinin atë shifër. Atëherë u thashë që dua edhe shiritin e kapitenit. Dua këtë, dua atë, dua atë gjënë tjetër, por çfarë të duhet shiriti i kapitenit? Mua më nevojitej për të bërë negociata me një sponsor, pasi ishte kapiteni më i ri në moshë i nuk e di se çfarë dhe kishte siguruar shiritin në kaq pak kohë. Dhe për të gjitha këto mendova unë”, zbuloi Uanda Nara.

ME TE LEXUARAT