Shpallen datat për çmimet Oscar 2027 dhe 2028

Showbiz

Shpallen datat për çmimet Oscar 2027 dhe 2028

Janë caktuar data për ceremoninë e 99-të dhe të 100-të për çmimet Oscar.

Sipas një postimi të Film Updates në platformën “X”, ceremonia e 99-të do të mbahet më 14 mars 2027. 100-vjetori pritet të mbahet më 5 mars 2028.

Të dyja eventet do të mbahen në Teatrin Dolby në Los Angeles dhe do të transmetohen drejtpërdrejt në ABC në më shumë se 200 vende të botës. Këto do të jenë transmetimet e fundit nga rrjeti amerikan, pasi çmimet Oscar do të zhvendosen më pas në YouTube.

Sakaq, edicioni i 101-të do të zhvendoset në Peacock Theater, ku do të qëndrojë të paktën deri në vitin 2039.

Teatri Dolby Theatre ka qenë shtëpia tradicionale e Oscars që nga viti 2002, me përjashtim të vitit 2021, kur ceremonia u zhvillua në Union Station Los Angeles për shkak të pandemisë COVID-19.

Zhvendosja është pjesë e një partneriteti strategjik mes Academy of Motion Picture Arts and Sciences dhe kompanisë AEG, e cila zotëron dhe operon kompleksin L.A. Live, ku ndodhet Peacock Theater.

 

ME TE LEXUARAT