Alarm për gratë? Këto masa të fshehta në mitër prekin mijëra, ja çfarë duhet të dini për fibromat!

Fibromat e mitrës janë masa beninje (jo kanceroze) që formohen në murin e mitrës dhe prekin një numër të madh grash në moshë riprodhuese. Ato mund të jenë shumë të vogla, sa një kokërr bizeleje, por në disa raste rriten ndjeshëm dhe shkaktojnë shqetësime të dukshme.
Shpesh fibromat zbulohen rastësisht gjatë një kontrolli gjinekologjik rutinë, pasi në shumë raste nuk japin simptoma.
Megjithatë, kur shfaqen, ato mund të përfshijnë gjakderdhje të bollshme gjatë ciklit menstrual, dhimbje në fund të barkut, ndjesi presioni në zonën e legenit apo urinim të shpeshtë.
Shkaqet dhe faktorët e rrezikut
Shkaku i saktë i zhvillimit të fibromave nuk është ende plotësisht i qartë, por dihet se hormonet femërore, si estrogjeni dhe progesteroni, ndikojnë në rritjen e tyre. Faktorë të tjerë që mund të luajnë rol janë predispozita gjenetike, pesha trupore dhe mosha.
Diagnoza zakonisht vendoset përmes një ekzaminimi gjinekologjik dhe konfirmohet me ekografi. Në varësi të madhësisë së fibromave, simptomave dhe planeve riprodhuese të pacientes, mjeku mund të rekomandojë thjesht monitorim periodik, trajtim me medikamente ose, në raste më të avancuara, ndërhyrje kirurgjikale.
Si të kujdeseni?
Kontrollet e rregullta gjinekologjike janë thelbësore për zbulimin e hershëm. Gjithashtu, mbajtja e një peshe të shëndetshme, aktiviteti fizik i rregullt dhe një ushqim i balancuar, i pasur me fruta, perime dhe fibra, ndihmojnë në ruajtjen e ekuilibrit hormonal.
Çdo ndryshim i pazakontë në ciklin menstrual apo dhimbje e vazhdueshme duhet të merret seriozisht dhe të diskutohet me mjekun. Informimi dhe kontrolli në kohë janë hapat më të rëndësishëm për menaxhimin e sigurt dhe efektiv të fibromave të mitrës./Shqip


