E dinit? Burrat kalojnë 7 orë në vit në banjë, vetëm për pak “qetësi dhe rehati"
Një sondazh i fundit ka zbuluar një zakon të përhapur mes burrave: përdorimi i banjës si një vend për t’u shkëputur nga rutina, stresi dhe zhurma e përditshme në shtëpi.
Rezultatet e sondazhit tregojnë se mesatarisht burrat kalojnë rreth 7 orë në vit të mbyllur në banjë, pra e theksojmë, nuk qëndrojnë aty për nevoja personale, por thjesht për pak paqe, qetësi dhe kohë për veten.
Rreth një e treta e të anketuarve kanë pranuar se përdorin këtë hapësirë për të shmangur stresin, detyrimet familjare, si dhe për t’u larguar nga zhurma e fëmijëve apo kërkesat e përditshme të shtëpisë.
Banja shihet gjithnjë e më shumë si një “dhomë shpëtimi”, një vend i vogël me një derë dhe një bravë, që ofron disa minuta izolimi në një ditë të ngarkuar. Për shumë burra, është bërë mënyra më e thjeshtë për të rifituar qetësinë dhe kontrollin mbi ditën.
Ndonjëherë, qetësia më e madhe gjendet pas një dere të mbyllur.
Ky fenomen ngre pyetje interesante mbi ndarjen e kohës, ngarkesën mendore dhe nevojën për hapësira personale brenda mureve të shtëpisë.
A është kjo një “arratisje” e shëndetshme, apo thjesht një sinjal se njerëzit kanë nevojë për më shumë qetësi dhe mirëkuptim në përditshmëri?