“E ëma e qëlloi me gur për ta vrarë”, Pastor Vilajeti rrëfen historinë e fëmijës që shpëtoi, përlotet në studio

Soft

“E ëma e qëlloi me gur për ta vrarë”, Pastor

I ftuar në emisionin Se Luan Topi në Top Channel, Pastor Paulin Vilajeti ka hapur zemrën për vështirësitë dhe të bukurat që ka kaluar në jetë.

Përballë Erjona Rusit, pastori rrëfeu 2 histori të veçanta nga shtëpia e fëmijës që ka themeluar, dy histori që prekën zemrat e publikut.

“Fëmija i parë që morëm ishte një djalë që mamaja e kishte çuar në breg të lumit në Berat dhe e kishte qëlluar me gurë për ta vrarë dhe e dinte të vdekur fëmijën.

Ne e shpëtuam, sepse e kishte dëgjuar policia duke qarë dhe ne e strehuam. Ai sot është i martuar. Është një ndër njerëzit më të njohur në Tiranë. Rasti tjetër ishte për një foshnjë në maternitetin e Beratit. Ne e morëm dhe kur mbushi 17 vjeç i thash nëse donte të takonte mamanë.

U interesova, e gjeta dhe kur e telefonova më tha që s’kam vajzë. I thashë që kishte, por me tha se kishte vdekur në lindje. Halla e vetë i kishte thënë në lindje që i kishte vdekur fëmija”, tha ai.

Me këto dy histori, Pastor Paulin Vilajeti preku jo vetëm studion, por tregoi edhe anën e tij humane dhe të mirat që ka bërë në shoqëri.

ME TE LEXUARAT