Përplasje për ndarjen territoriale, Vullnet Sinaj i del kundër qeverisë: Bashkia Vlorë nuk mundet të menaxhojë Selenicën

Politikë

Përplasje për ndarjen territoriale, Vullnet Sinaj i del kundër

Deputeti socialist i Selenicës dhe Lumit të Vlorës, Vullnet Sinaj, ka dalë kundër reformës territoriale, gjatë mbledhjes së organizuar nga kryeministri Edi Rama, ku po diskutohet riorganizimi i njësive vendore.

Sinaj ka argumentuar se Bashkia Vlorë nuk ka arritur të menaxhojë dhe të mbulojë siç duhet nevojat e njësive administrative që ka aktualisht, ndaj sipas tij, bashkimi me Bashkinë Selenicë do të krijonte një tjetër problem për komunitetet.

“Bashkia Vlorë nuk mbulon dot njësitë administrative, jo më të mbulojë Bashkinë Selenicë”, është shprehur Sinaj.

Deputeti ka sjellë si shembuj mungesën e investimeve dhe mirëmbajtjes së infrastrukturës në zonat administrative të Bashkisë Vlorë.

Sipas tij, Njësia Administrative Novoselë nuk ka pastruar kanalet, ndërsa në Njësinë Administrative Qendër nuk janë shtruar rrugë.

“Asnjë njësi administrative nuk ka bërë investime për zonën. Njësia Novoselë s’ka pastruar asnjë kanal, ndërsa Njësia Qendër nuk ka shtruar rrugë”, ka deklaruar Sinaj.

Duke iu referuar këtyre problematikave, Sinaj ka kundërshtuar bashkimin e Selenicës me Vlorën, duke kërkuar që Bashkia Selenicë të vijojë të funksionojë si një bashki më vete.

ME TE LEXUARAT