Në Suedi, tani është krim ta lësh macen vetëm gjithë ditën

Soft

Në Suedi, tani është krim ta lësh macen vetëm

Në Suedi, kujdesi për macet nuk kufizohet vetëm te ushqimi dhe strehimi. Pronarët tani janë të detyruar të kontrollojnë shëndetin dhe mirëqenien e tyre, duke përfshirë edhe ndërveprim social. Ky rregull i ri ka për qëllim që macet të jenë të shëndetshme dhe të lumtura, ndërsa çdo shenjë sëmundjeje, lëndimi apo stresi të mos kalojë pa u vënë re.

Bordi Suedez i Bujqësisë kërkon që pronarët të kontrollojnë macet e tyre të paktën dy herë në ditë. Vetëm vendosja e ushqimit dhe ujit nuk mjafton. Kontrollimi i rregullt ndihmon që pronarët të vëzhgojnë sjelljen e maceve dhe të reagojnë shpejt në rast të ndonjë problem. Ky rregull vlen për të gjitha macet, qoftë ato që jetojnë brenda shtëpisë, qoftë ato që rrinë jashtë, në oborr apo kopsht. Macet sëmurë, shtatzëna apo të lënduara kërkojnë kontrolle edhe më të shpeshta.

Nëse pronarët nuk i përmbahen këtij rregulli, Bordi Suedez i Bujqësisë mund të kërkojë korrigjimin e gabimeve dhe të vendosë gjobë. Në rast se çështja shkon në gjykatë, dënimi mund të arrijë deri në dy vjet burg.

Ky rregull vjen gjithashtu për të sfiduar mitin se macet janë kafshë të vetmuara. Ato nuk janë antisociale; përkundrazi, macet e shtëpisë formojnë lidhje të forta me njerëzit dhe përfitojnë nga ndërveprimet sociale. Për shembull, ato mund të përkëdhelen, të lëpijnë ose të bëjnë “slow blink” – një shenjë besimi dhe afërsie ndaj pronarit.

Pronarët e maceve, apo ata që planifikojnë të marrin një të tillë, këshillohen të ndërveprojnë rregullisht me kafshët e tyre. Kjo ndihmon jo vetëm që macet të jenë të shëndetshme dhe të lumtura, por forcon edhe lidhjen mes tyre dhe pronarit.

ME TE LEXUARAT