Nëse bota shkon drejt kaosit, ata kanë një plan / “Qyteti-strehë” i miliarderëve në…

Soft

Nëse bota shkon drejt kaosit, ata kanë një plan /

Një grup sipërmarrësish të pasur të sektorit të teknologjisë po ndërton një strehë post-apokaliptike në një zonë të largët të Argjentinës, me synimin për t’u mbrojtur nga një luftë bërthamore, katastrofë klimatike apo kolaps global.

Kompleksi ndodhet në Wamani, në skajin perëndimor të Argjentinës, pranë Andeve, në një pronë me sipërfaqe rreth pesë herë më të madhe se Manhattan-i.

Gjatë dy viteve të fundit aty janë ngritur shtëpi të parafabrikuara, kupola gjeodezike dhe një pistë uljeje për avionët. Projekti synon që me kalimin e kohës zona të bëhet plotësisht e vetë-mjaftueshme, madje edhe me një sistem të kufizuar dhe të pavarur interneti.

Zgjedhja e vendndodhjes lidhet me largësinë nga fuqitë kryesore bërthamore, por edhe me afërsinë me rezervat energjetike të Patagonisë dhe tokat pjellore të provincës së Mendozës.

Sipërmarrësi argentino-spanjoll Martín Varsavsky, një nga nismëtarët e projektit, e konsideron strehën një domosdoshmëri përballë rreziqeve globale. Sipas tij, bota po hyn në një periudhë përplasjesh gjithnjë e më të mëdha gjeopolitike, ndaj të pasurit po përgatiten për skenarë ekstremë që dikur konsideroheshin vetëm fantazi.

ME TE LEXUARAT