Ernest Muçi huazohet te rivalët e Besiktasit, zbulohet shuma që klubi turk do të paguajë për ta blerë në fund të sezonit

Sport
Ernest Muçi huazohet te rivalët e Besiktasit, zbulohet shuma që

Sulmuesi shqiptar Ernest Muçi është huazuar te Trabzonspori për këtë sezon, me klubin turk që ka paguar 1 milion euro për shërbimet e tij.Në kontratë është përfshirë edhe opsioni i blerjes, i cili mund të arrijë deri në 8.5 milion euro, plus 500 mijë euro bonuse të tjera.

Vetë Muçi ka bërë të ditur se do të japë maksimumin për të bindur Trabzonsporin që të blejë kartonin e tij, duke kërkuar të njëjtën shifër që Besiktas paguante te Legia, 10 milion euro.

Gjatë këtij sezoni, Trabzonspori do të paguajë gjithashtu pagën e plotë të 24-vjeçarit, duke e bërë transferimin të plotë dhe funksional për të dy palët.

Top Channel

ME TE LEXUARAT