'Fadil Vokrri' është një 'fortesë' e pathyeshme, Kosova ka tetë ndeshje radhazi që nuk humbet në shtëpi

Kosova do të synojë të zgjasë serinë e pamposhtur në shtëpi në të gjitha garat, e cila aktualisht është tetë ndeshje; që nga humbja 0-3 ndaj Rumanisë në Ligën e Kombeve në shtator 2024. Pritet të shihet nëse turqit do ta 'marrin' stadiumin.
Sa i takon formacionit, trajneri Foda nuk pritet të bëjë shumë ndryshime nga ndeshja e fundit. Me skemën 5-3-2 që mund të kthehet edhe në 4-4-2, bie në sy sulmi shumë i mirë me Muriqin e Mallorcas dhe Fisnik Asllanin e Hoffenheim.
Kosova sot i ka mbledhur të gjithë djemtë e shpërndarë 'në fole', aty ku rrënjët flasin dhe historia është vetëm një faqe larg kapitullit më të ndritur të saj. "Nëse kualifikohemi, kjo do jetë festa më e madhe pas Pavarësisë", u shpreh Muriqi, dukshëm duke shprehur rëndësinë e ndeshjes.
Përballjet mes tyre
Kosova dhe Turqia do të përballen me njëra-tjetrën për herë të katërt në historinë e tyre. Tre përballjet e mëparshme janë dy ndeshje zyrtare dhe një miqësore e luajtur përpara se Kosova të bëhej anëtare e FIFA-s. Ekipi kombëtar i Turqisë i ka fituar të treja ndeshjet (dy jashtë fushe dhe një në shtëpi), duke shënuar 12 gola dhe duke pësuar vetëm 2.
Formacionet
Kosova (5-3-2): Muric; Vojvoda, Dellova, Hajrizi, Hajdari, Gallapeni; Hoxha, Rexhbecaj; Muslija; Asllani, Muriqi Trajner: Franco Foda
Turqia (4-2-3-1): Cakir; Muldur, Akaydin, Bardakci, Kadioglu; Yuksek, Calhanoglu; Yilmaz, Guler, Yildiz; Akturkoglu Trajner: Vincenzo Montella


