Jose Mourinho thyen heshtjen: Nuk ka qenë i lehtë menaxhimi i asaj që ndodhi…

Sport

Jose Mourinho thyen heshtjen: Nuk ka qenë i lehtë menaxhimi i asaj

Jose Mourinho foli në prag të ndeshjes së Ligës portugeze me AVS dhe këtë e bëri vetëm për televizionin e Benfica. Një praktikë e zakonshme kjo për teknikun e Benfica që e ka ndërmarrë një veprim të tillë edhe në raste të tjera.

E megjithatë, Mourinho nuk e evitoi dot të fliste diçka për gjithçka ndodhi në sfidën e Ligës së Kampioneve mes skuadrës së tij dhe Realit të Madridit.

‘Nuk ishte i lehtë menaxhimi emocional i gjithçkaje ka ndodhur dhe që po vazhdon të ndodhë-tha Mourinho që iu referua gjendjes së futbollistëve të tij pas ndeshjes me Realin e Madridit në Da Luz-ndeshja ishte  me të vërtetë kërkuese në të gjitha aspektet. Deri në minutën e 50, ishte një ndeshje me shumë intensitet, shumë fizike dhe taktike që kërkonte përqendrimin e nevojshëm për të luajtur në atë nivel. Por duhet të pranoj gjithashtu se që nga minuta e pestë e pjesës së dytë deri tani nuk ka qenë e lëhtë të menaxhoja emocionalisht gjtihçka ndodhi dhe po ndodh. Por këtë të shtunë kemi një ndeshje të rëndësishme për ambiciet dhe ëndrrat tona. Fitorja është thelbësore. Duhet të rrimë të përqendruar  që të jemi në nivelin maksimal tonin’.

 

ME TE LEXUARAT