Çfarë po ndodh me portierin e Kombëtares / Thomas Strakosha rrezikon sfidat e Ligës së Kombeve

Gardiani kuqezi, Thomas Strakosha rrezikon seriozisisht ndeshjet e para të Ligës së kombeve. Një dëmtim i vogël në dukje, por me pasoja të mëdha për Kombëtaren shqiptare. Shtatlarti mund të mungojë në startin e Nations League.
Portieri kuqezi ka pësuar një krisje të vogël në kyçin e dorës dhe për këtë arsye nuk ishte pjesë as e fitores së AEK-ut ndaj LASK-ut në Champions League. Këtë e konfirmoi dhe trajneri i skuadrës greke, tekniku Marko Nikoliç ndërsa së fundmi dhe vetë klubi ka dalë në një komunikate zyrtare.
Gardiani shqiptar Tomas Strakosha nuk do të jetë në dispozicion të klubit në ndeshjet e ardhshme dhe pritet të rikthehet pas pauzës së kombëtareve. Problemi vjen në momentin më të papërshtatshëm, pasi Strakosha ishte në formë pozitive me ekipin grek.
Ka qenë titullari i AEK-ut dhe në dy ndeshjet kualifikuese të Champions League, e ka mbajtur portën e paprekur Nëse rikuperimi ecën sipas parashikimeve, 31-vjeçari rrezikon të mos jetë gati për sfidën e 26 shtatorit ndaj Bjellorusisë dhe atë të 29 shtatorit në transfertë ndaj San Marinos.
Një mungesë që i hap derën alternativave në portë, ndërsa Rolando Maran duhet të presë deri në momentet e fundit për të mësuar nëse do të ketë apo jo titullarin e tij mes shtyllave.


