Video/ Epike në NBA, momenti kur këndohet dhe kërcehet shqip në sfidën Chicago Bull – Indiana Pacers
Lajmifundit
/
3 Prill 2026, 10:09
Sport

Një moment epik ka ndodhur në sfidën e NBA mes Chicago Bulls dhe Indiana Pacers.
Përpara se skuadrat të futesh në parket, ansambli nga komuniteti shqiptar në Illinois, të ftuar nga Chicago Bulls performuan para sepktatorëve me këngë e valle.
Tingujt e muzikës tradicionale shqiptare pushtuan sallën, ndërsa valltarë me kostume kombëtare sollën energji dhe krenari në parket.
Publiku amerikan mbeti i mahnitur nga ritmi dhe gjallëria e valleve tona, duke e kthyer këtë moment në një spektakël të rrallë në NBA.
@user65943072015585 Albanian night at the United Center. #albania #aaci #albaniannight ♬ original sound - Ed Dee


