Anthropic propozon “çelësin e mbylljes” së Inteligjencës Artificiale

Teknologji

Anthropic propozon “çelësin e mbylljes” së

SAN FRANCISCO — Bashkëthemeluesi i kompanisë ndërkombëtare të inteligjencës artificiale Anthropic, Jack Clark, ka propozuar vendosjen me ligj të një mekanizmi mbylljeje të menjëhershme (kill switch) për të gjitha sistemet e avancuara të IA-së që paraqesin rrezik për sigurinë publike.

Në një intervistë për BBC, Clark deklaroi se qeveritë dhe politikëbërësit duhet të shqyrtojnë mundësinë e vendosjes së standardeve të detyrueshme ligjore, ku funksionimi i këtij çelësi mbyllës të auditohet dhe verifikohet nga organizata të pavarura apo palë të treta.

Ai bëri me dije se shumica e laboratorëve kryesorë, përfshirë edhe vetë Anthropic, kanë tashmë protokolle për ndërprerjen e sistemeve, por mungesa e një kuadri rregullator uniform mbetet shqetësuese.

Propozimi vjen në një periudhë debatesh të ashpra globale mbi rreziqet e inteligjencës artificiale gjenerative. Drejtori ekzekutiv i Anthropic, Dario Amodei, ka bërë thirrje gjithashtu për ngadalësimin e ritmit të zhvillimit të kësaj teknologjie dhe monitorimin e saj të rreptë, pa cenuar ekuilibrin dhe avantazhet konkurruese në tregun teknologjik.

ME TE LEXUARAT