One Albania garanton sigurinë kibernetike në Konferencën e 3-të të NATO-s

Teknologji

One Albania garanton sigurinë kibernetike në Konferencën e

Për dy ditë me radhë, Tirana u bë skena e Konferencës së 3-të të Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, ku delegacionet e gjithë vendeve anëtare diskutuan forcimin e rezistencës kolektive ndaj kërcënimeve digjitale dhe bashkëpunimin publik-privat për sigurinë kibernetike.

One Albania ishte partneri i besuar për garantimin që gjithçka të zhvillohej në mënyrë të pandërprerë dhe të mbrojtur nga çdo kërcënim i mundshëm kibernetik, në këtë event tejet të rëndësishëm. Lideri i telekomunikacionit ofroi shërbimin e tij të avancuar të mbrojtjes ndaj sulmeve DDoS (Distributed Denial of Service), duke garantuar mbrojtjen e infrastrukturës digjitale të konferencës.

Siguria kibernetike është bërë vija e re e frontit të mbrojtjes së vendeve europiane. Edhe Shqipëria është familjare me këtë realitet. Ishte pikërisht përvoja e drejtpërdrejtë e vendit tonë me kërcënimet kibernetike pika e kthesës për të ndërtuar mbrojtjen dhe përgatitjen digjitale të vendit.

Në këtë frymë, pjesëmarrja e Shqipërisë si mikpritëse e konferencës dhe mbështetja teknologjike nga One Albania përfaqësojnë një hap të përbashkët drejt forcimit të qëndrueshmërisë në hapësirën digjitale. Siç tha edhe kryeministri Edi Rama në fjalën e tij, “Shqipëria është bërë më e fortë sepse ka mësuar nga përvoja”.

Për këtë konferencë, One Albania ofroi shërbimin e saj të avancuar të mbrojtjes nga sulmet DDoS, duke siguruar që të gjitha rrjetet e konferencës të mbeteshin të sigurta dhe të pandërprera. Është i njëjti shërbim që mbron bizneset në të gjithë Shqipërinë nga vala në rritje e sulmeve kibernetike që mund të paralizojnë sistemet dhe të prishin operacionet.

Sulmet DDoS funksionojnë duke mbingarkuar një sistem me trafik derisa ai të ndalojë së punuari normalisht. Mbrojtja që One Albania ofron i zbulon këto ndërhyrje në kohë reale, ridrejton trafikun dhe e zëvendëson atë me të dhëna të pastra, duke i mbajtur shërbimet aktive dhe të sigurta.

Konferenca e Mbrojtjes Kibernetike e NATO-s në Tiranë nuk është thjesht një ngjarje prestigjioze, por një tregues se si Shqipëria po shndërrohet në një faktor aktiv në mbrojtjen e hapësirës digjitale globale.

Konferenca u zhvillua për herë të parë në Shqipëri, nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, me të cilin One Albania ka një bashkëpunim shumë të mirë e të vazhdueshëm, si një platformë strategjike për shkëmbimin e ekspertizës ndërmjet Aleatëve dhe për avancimin e politikave të përbashkëta në këtë fushë.

Roli i One Albania në këtë proces është një shembull i qartë se si bashkëpunimi mes sektorit publik dhe atij privat mund të krijojë stabilitet dhe siguri ndaj rreziqeve të padukshme të botës online.

ME TE LEXUARAT