One Albania prezanton risitë e partneritetit me PATOKO-n
Bashkëpunimi i frytshëm që nxit inovacion shpaloset në Plug and Play ExpoTirana
Bashkëpunimi mes startup-eve e kompanive të mëdha dhe fuqia e partneriteteve që nxisin zhvillim real në tregun vendas ishin në qendër të diskutimit që One Albania dhe PATOKO mbajtën në “Plug and Play Tirana Expo 2025”, ngjarjen më të madhe të inovacionit në rajon.
One Albania prezantoi partneritetin me Patoko App, aplikacioni që ofron një gamë të gjerë shërbimesh nga udhëtimet, pastrimi, shërbimet e bukurisë dhe shumë më shumë. Përmes këtij bashkëpunimi, klientët e paketës One Tourist mund të përfitojnë jo vetëm internet të shpejtë 5G deri në 1TB, por edhe ulje në shërbime të Patoko App, si udhëtime me taksi apo makina me qira.
“Ky bashkëpunim është një shembull i mirë se si sinergjitë midis korporatave dhe startup-eve mund të krijojnë vlera të reja për klientët dhe për tregun,” u shpreh Indrit Daci, Drejtori Komercial për Biznesin në One Albania.
Edhe për Arber Kadian, themeluesin e aplikacionit Patoko, kjo është një mundësi për të forcuar lidhjet midis startup-eve lokale dhe kompanive që besojnë në inovacionin vendas.
“Patoko është ndërtuar për të lehtësuar mënyrën si klientët i qasen marrjes së shërbimeve. Bashkëpunimi me One Albania na ndihmon ta çojmë këtë mision më tej, duke i lidhur përdoruesit me teknologjinë më të mirë në vend”, tha Kadia.
Eventi, i mbajtur më 16–17 tetor në Piramidën e Tiranës, mblodhi mbi 60 përfaqësues nga korporata ndërkombëtare dhe më shumë se 140 investitorë dhe startup-e.
Sipas drejtorit për Ballkanin Perëndimor në Plug and Play Tech Center, Uranik Begu, “mbi 30 shtete ishin prezentë këto dy ditë në Tiranë. Investitorë, përfaqësues të institucioneve, korporatave dhe startup-eve u mblodhën për një mundësi unike rrjetezimi”.
Vizioni dhe guximi për të përqafuar të renë dhe ndryshimin po e lidhin Shqipërinë me hartën globale të inovacionit dhe One Albania vijon të luajë një rol kyç në progresin e këtyre zhvillimeve.