A u vetëvra me armë 27 vjeçari në Tiranë? Policia: Ngjarja ndodhi në shtëpinë e shokut, u shpall në kërkim

Tirana është tronditur mbrëmjen e djeshme nga një ngjarje e rëndë, ku një i ri ka humbur jetën pasi dyshohet se është vetëflijuar në banesë.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Tiranës, rreth orës 19:55, shtetasi me iniciale A. M., rreth 27 vjeç, është dërguar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore. I riu kishte marrë plagë të rënda, të cilat dyshohet se i ka shkaktuar vetë me armë zjarri në banesë, e ndodhur në zonën e njohur si "Rruga Ura".
Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve dhe përpjekjeve për t'i shpëtuar jetën, 27-vjeçari nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë pak pasi mbërriti në ambientet e spitalit.
Ditën e sotme policia ka dalë me një njoftim zyrtar ku bën me dije se gjatë kryerjes së veprimeve të thelluara hetimore(këqyrja e kamerave, marrja e deklarimeve) rezultoi se ngjarja ka ndodhur në banesën e shtetasit K. H, shok me shtetasin A. M.
Në vijim të veprimeve procedurale u bë shpallja në kërkim e shtetasit K. H., pasi dyshohet se ka qenë prezent gjatë ngjarjes. Punohet për kapjen e tij dhe zbardhjen edhe dokumentimin e plotë të rastit
NJOFTIMI
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për vetëplagosjen e shtetasit A. M., 27 vjeç, i cili humbi jetën në spital, bëjmë me dije se gjatë kryerjes së veprimeve të thelluara hetimore(këqyrja e kamerave, marrja e deklarimeve) rezultoi se ngjarja ka ndodhur në banesën e shtetasit K. H, shok me shtetasin A. M.
Në vijim të veprimeve procedurale u bë shpallja në kërkim e shtetasit K. H., pasi dyshohet se ka qenë prezent gjatë ngjarjes. Punohet për kapjen e tij dhe zbardhjen edhe dokumentimin e plotë të rastit“-njofton policia.


