Konflikt për motive të dobëta, vritet me thikë 47-vjeçari në Kavajë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite qytetin e Kavajë, ku një konflikt i dyshuar për motive të dobëta përfundoi në vrasjen e një 47-vjeçari. Ky i fundit ka humbur jetën pasi u godit me mjet prerës, ndërsa autori i dyshuar është shpallur në kërkim nga policia.
NJOFTIMI
Kavajë / Informacion paraprak
Më datë 21.02.2026, rreth orës 14:22, në lagjen nr. 3, Kavajë, shtetasi R. P., rreth 47 vjeç, banues në Kavajë, dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin S. I., rreth 47 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë në spital.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon puna për kapjen e tij.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.


