Agron Tare në SPAK, vëllai i Igli Tares pyetet nga prokurorët për dosjen “Balluku”

Aktualitet

Agron Tare në SPAK, vëllai i Igli Tares pyetet nga prokurorët

Mësohet se vëllai i ish futbollistit Igli Tare, është pyetur nga prokurorët për llogari të hetimeve ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.

Agron Tare ka qenë drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës dhe zëvendësministër i Punëve të Jashtme.

Aktualisht, hetimet janë përqendruar kryesisht në verifikimet pasurore dhe në mbledhjen e provave në kuadër të procedimit penal që po zhvillohet ndaj Ballukut.

Kohët e fundit është përfolur edhe për një thirrje të mundshme ndaj Igli Tares për t’u paraqitur në SPAK, por deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar nëse ai është paraqitur apo jo.

ME TE LEXUARAT