Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve! Ulen nafta dhe benzina

Aktualitet

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve!

Bordi i Transparencës ka vendosur më 20 maj 2026 çmimet e reja tavan për shitjen e karburanteve në vend, të cilat do të hyjnë në fuqi po sot në orën 18:20 dhe do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e radhës. Sipas ketij vendimi cmimi i naftes lirohet me 3 leke, duke u shitur 202 nga 205 qe ishte bazuar ne vendimin e meparshem te Bordit.

Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë për gazoilin e standardit SSH EN 590 është caktuar jo më shumë se 202 lekë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë jo më shumë se 190 lekë për litër.

Për benzinën e standardit SSH EN, çmimi me pakicë është vendosur jo më shumë se 188 lekë për litër, ndërsa me shumicë jo më shumë se 176 lekë për litër.

Në njoftim theksohet se operatorët e tregut të karburanteve janë të detyruar të zbatojnë vendimin, ndërsa në rast shkeljesh parashikohet pezullimi i aktivitetit.

Gjithashtu, ministritë përgjegjëse kanë deklaruar se janë angazhuar për të mbrojtur interesat e konsumatorëve dhe për të garantuar konkurrencë të ndershme në treg.

Në sqarimin shoqërues, Bordi i Transparencës referon Aktin Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, i cili përcakton rregulla mbi akcizat, duke saktësuar se aktualisht çmimet e vendosura janë nën kufijtë e parashikuar, çka nënkupton zbatimin e nivelit të plotë të akcizës (100%).

NJOFTIMI:

Bordi i Transparencës në datë 20 Maj 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 202 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 190 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 188 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 176 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 20 ora 18.20 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
 Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.

SQARIM: Referuar Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, ku është parashikuar, se në rast se çmimi i shitjes me pakicë, për gazoili është më i lartë se 220 lek/litri, apo për benzinën është më i lartë se 200 lek/litri, zbatohet niveli 80% i akcizës. Bazuar në zbatimin e metodologjisë për llogaritjen e çmimeve tavan te shitjes me pakice, çmimet janë nën kufirin e Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, dhe për rrjedhojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%.

 

ME TE LEXUARAT