“Aktivisti shqiptar është transferuar në Izrael”/ Ministria e Jashtme: Baki Goxhaj së shpejti do kthehet në Atdhe!

Aktualitet

“Aktivisti shqiptar është transferuar në Izrael”/

Ministria e Jashtme shqiptare ka reaguar në lidhje me ndalimin që Izraeli i bëri flotiljes “Sumud” të aktivistëve në Gaza, mes tyre shqiptari Baki Goxhaj, teksa raportohet nga mediat e huaja se ka pasur një trajtim të ashpër ndaj tyre.

Ministria raporton se janë në kontakt me Ambasadën e Shqipërisë në Tel Aviv për të mundësuar kthimin e tij në atdhe.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme vazhdon të ndjekë më vëmendje e përparësi situatën lidhur me shtetasin shqiptar, z. Baki Goxhaj, pjesëmarrës në flotiljen “Sumud”, i ndaluar nga autoritetet izraelite së bashku me të gjithë pjesëmarrësit e tjerë.


Sipas informacioneve zyrtare, ai është transferuar në Izrael.

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Tel Aviv është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet izraelite dhe së shpejti do të zhvillojë takim me z. Goxhaj, për t’i ofruar asistencën e nevojshme konsullore dhe në këtë kuadër, për të mundësuar kthimin sa më të shpejtë dhe të sigurt të shtetasit shqiptar në atdhe”, thuhet në reagimin zyrtar.

ME TE LEXUARAT