Aksidenti fatal në Librazhd/ Përplasi për vdekje këmbësoren, arrestohet 38-vjeçari

Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit qe shkaktoi aksidentin e rëndë në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, ku një këmbësore ka humbur jetën.
Sipas policisë, rreth orës 19:45, një automjet i drejtuar nga shtetasi Xh. O., 38 vjeç, ka përplasur një 67-vjeçare, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit është arrestuar në flagrancë nga specialistët e Qarkullimit Rrugor, ndërsa akuzohet për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen”.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për vijimin e hetimeve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi Policisë:
Librazhd
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. O., 38 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.
Rreth orës 19:45, në aksin rrugor "Librazhd-Prrenjas", automjeti që drejtonte 38-vjeçari ka përplasur këmbësoren, shtetasen H. B., rreth 67 vjeçe.
Si pasojë e aksidentit, shtetasja H. B. ka humbur jetën.
Materialet procedurale do ti referohen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme


