Aksident fatal te mbikalimi i Patokut, motoçiklisti humb jetën pas përplasjes me kamionin

Aktualitet

Aksident fatal te mbikalimi i Patokut, motoçiklisti humb jetën pas

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur rreth orës 14:00 pranë mbikalimit të Patokut në superstradën Milot-Fushë Krujë. 

Dyshohet se motoçiklisti ka qenë duke lëvizur në krahun e kundërt të rrugës kur është goditur nga një kamioni që lëvizte në drejtim të Lezhës, duke shkaktuar këtë aksident fatal.

Sipas informacioneve paraprake, një person ende i paidentifikuar ka humbur jetën teksa udhëtonte me një motoçikletë.

Dyshohet se drejtuesi i mjetit ka qenë duke lëvizur në krahun e kundërt të rrugës kur është goditur nga një kamioni që lëvizte në drejtim të Lezhës, duke shkaktuar këtë aksident fatal.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes./Shqiptarja

ME TE LEXUARAT