Apeli i GJKKO-së e la në qeli, Ilir Meta rekurs vendimit në Gjykatën e Lartë
Lajmifundit
/
25 Shkurt 2026, 15:18
Aktualitet

Ish-Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka paraqitur rekurs në Gjykata e Lartë e Shqipërisë, duke kundërshtuar vendimin e Apelit të Posaçëm që e la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”.
Në kërkesën e tij, Meta kërkonte zbutjen e masës së sigurisë, duke argumentuar se nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret ligjore për ta mbajtur në paraburgim. Ai pretendon se masa është e pajustifikuar dhe joproporcionale në raport me rrethanat e çështjes.
Meta kërkoi në Apelin e GJKKO-së zëvendësimin e masës së sigurisë ‘arrest me burg’ me një masë më të butë sigurie, por kjo kërkesë u rrëzua./Shqiptarja


