Aksident i rëndë në aksin Shkodër–Lezhë, dyshohet për një viktimë dhe disa të plagosur
Lajmifundit
/
4 Korrik 2025, 15:16
Aktualitet
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Shkodër–Lezhë, pranë zonës së Kryebushatit.
Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Dyshohet se një person ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa disa të tjerë janë plagosur.
Në vendngjarje kanë mbërritur disa autoambulanca dhe forca të shumta policie, të cilat po punojnë për të bërë të mundur transportimin e të plagosurve drejt spitalit dhe për të zbardhur shkaqet e aksidentit.