Ndeshja e Botërorit të Klubeve/ Një minutë heshtje për Jotën, lojtarët nuk mbajnë dot lotët
Lajmifundit
/
4 Korrik 2025, 22:05
Sport
Ashtu siç ishte parashikuar, ndeshja mes Fluminenses dhe Al Hilal ka nisur me një minutë heshtje, për vdekjen e Jotas dhe vëllait të tij.
Në video shfaqen pamje, ku dy lojtarët portugez të Al Hilal, Joao Cancelo dhe Ruben Neves, nuk kanë mbajtur lotët.
Kamerat kanë fokusuar momentin ku Cancelo dhe Neves shihen të përlotur për Jotan dhe Andre, të cilët ndërruan jetë në Spanjë, në një aksident që rezultoi të ishte tragjik.
E gjithë bota e sportit është në zi prej dy ditësh, ndërsa FIFA ka bërë me dije se do të mbahet nga një minutë heshtje në çdo ndeshje çerekfinale të Botërorit të Klubeve.