Tragjedi/ Shembet pallati, 7 persona të vdekur dhe 8 të plagosur
Të paktën shtatë persona u vranë dhe tetë u plagosën kur një ndërtesë pesëkatëshe u shemb në qytetin më të madh të Pakistanit. Sipas mediav të huaja reth 100 persona jetonin në ndërtesë dhe reth 8 ose 10 persona mund të jenë të bllokuar nën rrënoja.
Gjithashtu banorët e qytetit kanë shkuar në vendngjarje duke u përpjekur t’i të shpëtojnë personat nën rrënoja.
“Gruaja ime më telefonoi dhe tha që ndërtesa po çahej dhe unë i thashë të dilte menjëherë”, tha një person, duke qëndruar para rrënojave të ndërtesës së apartamenteve.
Po ashtu ekipet e shpëtimit nxorën shtatë trupa nga rrënojat.
“E gjithë familja ime u varros nën rrënoja dhe e vetmja gjë që mund të bëj është të lutem që të gjenden gjallë”, tha një person tjetër.
Në qershor të vitit 2020, të paktën 18 persona humbën jetën kur një ndërtesë me 40 apartamente u shemb në të njëjtën zonë.
Shembjet e çatisë dhe të ndërtesave janë të zakonshme në Pakistan, kryesisht për shkak të rregulloreve të dobëta të sigurisë dhe materialeve të ndërtimit me cilësi të dobët të përdorura në vendin e Azisë Jugore me më shumë se 240 milionë banorë.