Aksident në autostradën Vlorë-Levan, makina përfundon në kanal, pesë persona të plagosur
Lajmifundit
/
12 Nëntor 2025, 20:51
Aktualitet

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në rrethrrotullimin e Novoselës në Vlorë, ku një mjet ka përfunduar në kanal.
Burime bëjnë me dije se si pasojë e këtij aksidenti 5 persona janë plagosur.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë dhe ambulanca për t'i ardhur në ndihmë të plagosurve.


